Osmani: Diskriminimi e bulizmi plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar fushatës në luftën kundër diskriminimit, duke e konsideruar diskriminimin dhe bulizmin, si një plagë që dëmton të ardhmen e qytetarëve.
“Ndaj, në këtë rrugëtim, qëndrojmë të bashkuar për t’i thënë JO diskriminimit dhe bulizmit, për të mbrojtur të drejtat e çdo individi dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, ka deklaruar Osmani.
Presidentja këtë qëndrim e shfaqi drejtpërdrejt në rrjetin e saj facebbbok, ndërsa u plasa në tri gjuhë.
“Kjo nismë është një thirrje për veprim, një thirrje për çdo individ, shkollë, biznes dhe institucion të bashkohen me ne në këtë luftë të drejtë. Me këtë kampanjë, ne premtojmë të qëndrojmë krah për krah me çdo viktimë, të ngremë zërin për të drejtat e tyre dhe të krijojmë një ambient ku secili ndihet i pranuar dhe i respektuar”, thotë ajo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?