Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jurgen Hardt nga radhët e CDU-së.

Osmani ka shkruar se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.

“Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së. Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik”, shkruan Osmani.

Osmani është marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë që mbahet në Munih prej 14 deri më 16 shkurt.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button