Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Agim Ramadani njeriu i mërgatës, ëndrrën për lirinë e bëri realitet

Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar luftëtarin Agim Ramadani në 25-vjetorin e rënies së tij.

Ramadani ka thënuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, i shndërruar në hero.

“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka shtuar se Agim Ramadani me bashkëluftëtarë u dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit për të qenë i lirë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button