Ora policore do të jetë deri më 22 mars, por do ta kemi parasysh Ramazanin, tha Zaevi
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi, se Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar rekomandimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, dhe nga nesër, 10 mars 2021 në tërë territorin e vendit do të fillojë ora policore në kohëzgjatje prej 7 orësh.
Në deklaratën e tij, tha se masa vlen deri më 22 mars, megjithatë shtoi, se do të merret parasysh edhe muaji i Ramazanit.
“Qeveria ka sjellë vendim dhe ajo është vënia e orës policore nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit, duke filluar nga nesër në ora 22, 10 mars 2021, deri më 22 mars. Do ta ndjekim këtë proces, por sigurisht e kemi parasysh se në prill fillon agjërimi i Ramazanit dhe vijojnë edhe festa të tjera. Vendimi ka rol preventiv, për shkak të rritjes së rasteve pozitive nga COVID-19”, tha Zaev./TV21.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?