Kaloni te përmbajtja kryesore

Operimi i Ganimete Musliut, kjo është gjendja shëndetësore e saj

Operimi i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ka kaluar me sukses. Kjo u bë e ditur nga motra e deputetes Fatmire Musliut.

Për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes së deputetës, motra e saj ka thënë se Musliu ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.

“Falë Zotit, juve dhe mjekëve si në Kosovë po ashtu edhe në Gjermani Ganimete Musliu e kaloi operacionin me sukses, por për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes Musliu ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje”, ka shkruar Fatmirja në “Facebook”.

Përmes këtij postimi, Fatmirja ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështejten morale dhe materiale nga familja dhe miqësia.

“Mijëra mesazhe, thirrje telefonike, lutje e dëshira që na erdhën nga të gjitha anët e globit, ishin një dëshmi e fortë se pasuria më e madhe në jetë është familja dhe miqësia e vërtetë. Do t‘ju jemi përjetë mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale. Dashurinë dhe solidaritetin tuaj do ta mbajmë si një kompas për të ecur në rrugën e duhur. për të na e kujtuar e rikujtuar se sa njerëz të mirë kemi rreth vetës dhe se gjithmonë ja vlenë të jetosh jetën e bazuar në vlera dhe parime”, ka përfunduar Fatmirja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button