OHT: Përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë
Kryetari i Odës, Hysen Sogojeva bashkë me të gjithë përfaqësuesit dhe anëtarët e saj, kërkuan që të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi nga data 13 shtator, në të kundërtën paralajmërojnë vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve.
“Duhet të theksojmë se përderisa bizneset e hotelierisë dhe gastronomisë si dhe gjitha sektorët e tjera nuk kanë përfituar as edhe një pako ndihmëse nga qeveria, kërkesat tona janë që të lirohen masat dhe këto sektore të jenë të hapura deri në orën 23:00. Gjithashtu, OHTK që nga fillimi ka qenë kundër orës policore prandaj nuk është e arsyeshme që të vazhdohet akoma me të. Oda e Hotelierisë dhe Turizmit me të gjithë anëtarët e saj nuk janë kundër monitorimit të bizneseve, përkundrazi kërkojmë që sa më shumë të ketë kontrolle nëpër biznese, dhe në mënyrë rigoroze nga qytetarët të kërkohet dëshmia që janë vaksinuar ose testin me rezultat negativ”, thuhet në reagimin e tyre.
Poashtu ata kërkuan takim me nga ministri i Shëndetësisë.
“Kërkojmë nga ministri z. Vitia që para se me u merr ky vendim për vazhdimin e masave të na ftojë në takim për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë që të kemi masa dhe t’i respektojmë, por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen”, përfundon reagimi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?