“Nuk dashurohet me zemër, dashurohet me shpirt”

Poezi nga Alda Merini
Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
i mbarsur me çaste dashurie.
Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.
Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.
E di kur vdes?
Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë
kur s’të dashurojnë më.
Nëse të plagos dashuria
shëroi plagët
dhe beso,
je gjallë.
Për atë që do
për atë që të do.
Shqipëruar nga Natasha Lushaj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?