Norvegjia ndan 44 milionë dollarë për të blerë armë për Ukrainën
Norvegjia do të ndajë 44 milionë dollarë për një nismë të udhëhequr nga Britania për të blerë armë dhe pajisje ushtarake për Ukrainën, ka thënë të martën kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre.
Duke folur në parlamentin norvegjez, Støre ka thënë se masa bëri të mundur mbështetjen e Ukrainës me armë që ushtria norvegjeze nuk i kishte ose nuk mund të hiqte dorë.
Dhurimi i armëve për një palë në luftë ishte një “përvojë e re” për Norvegjinë, shtoi kryeministri.
Kujtojmë që, Ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjørn Arild Gram njoftoi javën e kaluar se Norvegjia i kishte dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Mistral.
Norvegjia kishte dhuruar më parë gjithsej 4000 raketa antitank dhe disa lloje të pajisjeve mbrojtëse si dhe pajisje të tjera ushtarake, sipas Ministrisë së Mbrojtjes./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?