Njeriu i Trump kërcënon me arrestim guvernatorin e Kalifornisë dhe kryetarin e Los Anxhelosit

Komisionari i kufirit i presidentit amerikan Donald Trump, Tom Homan, tha se zyrtarët lokalë në Kaliforni, përfshirë guvernatorin dhe kryetarin e bashkisë së Los Anxhelosit mund të arrestohen nëse vazhdojnë të pengojnë operacionin federal.
Homan një deklaratë për televizionin NBC News akuzoi Gavin Newsom dhe Karen Bass për “krijimin e një strehe për kriminelët”, duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i përjashtuar nga arrestimi i mundshëm.
“Kjo vlen për këdo. Është krim të strehosh dhe mbrosh me vetëdije një emigrant të paligjshëm. Është krim të pengosh zbatimin e ligjit në punën e tyre,” tha Homan, raporton KosovaPress.
Sipas tij, oficerët e Imigracionit dhe Doganave amerikane kanë ndaluar rreth njëqindepesëdhjetë emigrantë të paligjshëm në dy ditët e fundit.
Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum presidencial për të dërguar dy mijë anëtarë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos për të shpërndarë protestat që shpërthyen për shkak të bastisjeve kundër emigrantëve.
Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë aktualisht në Los Anxhelos, tha për CNN Izzy Gardon, drejtoreshë e komunikimit pranë guvernatorit Gavin Newsom.
Një zyrtar i lartë i Los Anxhelosit tha për CBS se anëtarët e Gardës Kombëtare janë vendosur rreth ndërtesave federale në qendër të qytetit dhe lagjen Westwood. Ai shtoi se Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit arrestoi 29 persona, pothuajse të gjithë për refuzimin e shpërndarjes.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?