Kaloni te përmbajtja kryesore

Një zyrtar policorë është arrestuar nga IPK-ja për aksidentin në Qyshk

(Lajm i përditësuar)


Një zyrtar policorë është arrestuar nga IPK-ja për aksidentin në Qyshk

Një zyrtar policorë është arrestuar nga Hetuesit e IPK-së ditën e sotme, pasi i njëjti ka qenë i përfshirë në një aksident me veturë civile në fshatin Qyshk të Pejës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënsi i Inspektoriat të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, i cili ka thënë se, policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”

Zyrtari policorë i dyshuar me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore . Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.   Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes,  zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”. Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.   Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, tha Beka për portalin rtv21.tv

Ndërkaq për gjendjen shëndetësore të viktimës nga ky aksident, zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi i ka thënë portalit rtv21.tv se gjendja e saj është kritike. /21Media


Këmbësorja u godit nga një automjet në Qyshk të Pejës, ndalohet personi i dyshuar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore rreth 27 vjeçare është goditur nga një automjet.

Nga ky rast është ndaluar një person i dyshuar.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Inspektoriatin Policorë kanë dalur në vend të ngjarjes, ku është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “rrezikimin i trafikut publik” me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe janë siguruar provat  të cilat do të shërbejnë për procedur penale”, tha ai.

Ndërsa gjendja e viktimës sipas Nikçit është e rëndë.

“Ndërkaq sa i përket disa raportimeve në media se ka ndërruar jetë viktima nuk është e vërtetë, ne kemi marrë konfirmim se e njëjta ka gjendjen kritike dhe pritet të nënshtrohet disa trajtimeve në QKUK.”, tha Nikçi. /21Media

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button