Kaloni te përmbajtja kryesore

Një vajzë ther me thikë një 15 vjeçar në Obiliq

Një i mitur është therur me thikë sot rreth orës 12:00, në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Borovci ka bërë të ditur se viktimës, 15 vjeçar,  i është ofruar ndihma mjekësore.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë qe ka identifikuar të dyshuarën, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button