Kaloni te përmbajtja kryesore

Një trup i pajetë gjendet në një veturë në Istog

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të hënë në fshatin Çerkolez të Istogut, ku një person është gjetur i vdekur brenda një veture.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për media se rreth orës 16:00 policia ka marrë informatën për një veturë në të cilën ndodhej një person që dyshohej se ishte pa shenja jete.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku një mjek ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë kompetente”, tha Gashi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button