Kaloni te përmbajtja kryesore

Një shtetase e Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në një plazh të Greqisë

Një grua nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në plazhin e Metamorfosi, në komunën Sitonija të Halkidikit, raportoi “Halkidiki News”.

Gruaja ishte 77 vjeçe, ndërsa ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve për ndihmë, ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar në qendrën shëndetësore në Agios Nikolaos, njofton portali.

Trupi do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button