Kaloni te përmbajtja kryesore

Një person plagoset me mjet të mprehtë në Prishtinë

Një person është lënduar nga një mjet i mprehtë sot rreth orës 18: 00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për rtv21.tv ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, tha Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button