Një person pëson lëndime të rënda nga degët e një lisi në Skenderaj

Një person dje në Skenderaj ka pësuar lëndime të rënda nga degët e një lisi. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:30.
“Skenderaj / 20.04.2025-10:30. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se është lënduar nga degët e një lisi. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Sipas policisë, rasti është nën hetime.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?