Kaloni te përmbajtja kryesore

Një person gjendet i vdekur brenda një veture të shkrumbuar

Një person është gjetur i vdekur brenda një makine e cila ishte e djegur në afërsi të zonës të quajtur ”Kryqi”, përkatësisht në rrugën Elbasan-Tiranë.
Raportohet se viktima ka qenë në pjesën e pasme të automjetit tip ”Volkswagen”, i cili është shkrumbuar totalisht nga flakët, shkruan ora news.
”Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button