Kaloni te përmbajtja kryesore

Një person abuzon seksulisht një të mitur, të njëjtës i ipet kokainë

Një person është arrestuar në Drenas, përshkak se i njëjti ka abuzuar seksualisht një të mitur, të cilës ju është dhënë substancë narkotike të llojit kokainë.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari mashkull është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button