Një pasagjer bie nga minibusi pasi shoferi hapi derën në mënyrë të pakujdesshme

Një person në Gjilan është lënduar, pasi që i njëjti ka rënë nga minibusi. E gjithë kjo ndodhi pasi dyshohet se shoferi i minibusit e hapi derën në mënyrë të pakujdesshme.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rasti ndodhi paraditen e së premtes, në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në konsultim me prokurorin, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?