Një nxënëse theret me thikë në Pejë

Një nxënëse është therur me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi i cili ka treguar se ajo është therur ga një bashkëmoshatar.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili po ashtu është nxënës i kësaj shkolle, dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve për të dyshuarin,” tha Gashi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?