Një nxënës bie nga kati i dytë i shkollës, dërgohet në QKUK
Një nxënës sot ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka informuar se nxënësi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga aty është dërguar në QKUK, në Prishtinë.
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një femijë (nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë ne Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, ka informuar Rugova./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?