Kaloni te përmbajtja kryesore

​Një muaj paraburgim për të dyshuarin për drogë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, sipas KPRK-së.

“Gjykata vlerëson se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm, pasi ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lirohet, mund të ikë apo të arratiset, duke pasur parasysh faktin se E.M. nuk është shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se paraburgimi llogaritet nga data 2 dhjetor 2025, ora 12:00, dhe zgjat deri më 1 janar 2026, ora 16:00.

Sipas njoftimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button