Një muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj arrest shtëpiak personit S.D, i cili dyshohet për kryerje të veprës penale “Marrje ryshfeti”.
Gjykatësja e procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit.
Në njoftimin e gjykatës është bërë e ditur se paraburgimi mund të caktohet në rast të mos respektimit të masës së arrestit shtëpiak.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?