Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i vdekur dhe 5 të lënduar në aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Ferizaj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj, major Qazim Reka.

Reka tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç ‘rast një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person, ndërsa janë lënduar pesë të tjerë”- ka njoftuar Reka.
Zyrtari i Policisë tha se aksidenti ka ndodhur në orën 21:10./kallxo
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button