Kaloni te përmbajtja kryesore

Një i lënduar nga aksidenti ndërmjet trenit dhe një veture

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një veture që ka ndodhur pasditen e së premtes në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për portalin rtv21.tv aksidenti ka ndodhur te “Përroi i njelmët”.

I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime te “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana./21Media

Edhe një aksident tjetër me tren, goditet vetura në Prishtinë

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button