Një grua 75 vjeçare nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

Një grua shtetase e Kosovës nga fshati Gjonaj me qëndrim të përkohshëm në Kroaci vdiq pas plagëve që mori në një aksident trafiku që ndodhi më gjatë kalimit të rrugës për këmbësorë në rrugën Dr. Franje Tuđmana në Kaštel Lukšić.
Sipas mediave kroate, dyshohet se një shofere 20-vjeçare shtetase kroate me banim në Gjermani, nuk e ka respektuar shpejtësinë kur po i afrohej një kalimi të shënuar për këmbësorë, si pasojë e së cilës ajo goditi 75-vjeçaren në zebra njoftoi policia.
Menjëherë është ngritur kallëzim kundër të dyshuarit 20-vjeçar në prokurorinë e shtetit me dyshimin për kryerjen e veprës penale të shkaktimit të një aksidenti trafiku në trafikun rrugor. Për kohën e varrimit familja do të njoftojë me rregullimin e procedurave./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?