Kaloni te përmbajtja kryesore

Një foshnjë vdiq pasi u rrëzua nga kati i pestë një ndërtese

 Një foshnjë ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e katit të pestë të një pallati në lagjen Karamürsel të Kocaelit në Turqi.

Sipas mediave turke, mësohet se foshnja ishte një vit e gjysëm, transmeton rtv21.tv.

Policia dhe ekipet mjekësore u dërguan në zonë me njoftimin e personave përreth që panë ngjarjen.

U konstatua se foshnja kishte vdekur pas kontrollit nga stafi mjekësor. Pas ekzaminimit, trupi u dërgua në morgun e Spitalit Shtetëror Karamürsel.

Policia po vazhdon hetimet lidhur me këtë rast./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button