Kaloni te përmbajtja kryesore

Një 71-vjeçare gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare të Ferizajt

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasi kishte rënë në një bunar në fshatin Koshare të Ferizajt.

Rastin e zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen” Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 13:00 stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një pus (bunar) ne fshatin Koshare. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e stacionit, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë. Një njësi e Brigadës së zjarrëfikësve ka ndërhyrë aty dhe kanë nxjerrë trupin nga pusi. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, të cili kanë konstatuar vdekjen e viktimës , femër, 71 vjeçe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen” Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë”, tha Veseli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button