Një 26-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja në Suharekë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Kjo për media u konfirmua nga komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha.
Hoxha po ashtu bëri të ditur se tërheqja e trupit të të ndjerit ishte e vështirë, ndërsa momentalisht gjendet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?