Një 15-vjeçar vdiq në një vetaksident me biçikletë

Një 15-vjeçar ka humbur jetë si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë sonte në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi I Policsë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?