Kaloni te përmbajtja kryesore

Nisin sërish punimet në “Rrugën A”

Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale ka vendosur për herë të dytë që të lejojë nisjen e punimeve në “Rrugën A” në Prishtinë. Ky vendim erdhi pasi shkalla e parë e gjykatës kishte pezulluar punimet.

Shkalla e dytë e Komerciales në aktvendimin e publikuar të mërkurën ka njoftuar se ka vendosur që të aprovojë ankesat e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Komunës së Prishtinës dhe operatorit “Sallahu”, ndërsa ka refuzuar kërkesën e paditësit “Pro & Co Group” për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OSHP-së për tenderin e ndërtimit të kësaj rruge.

Para dy muajve Gjykata Komerciale ka vendosur për pezullimin e punimeve në Rrugën “A”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e pat quajtur këtë vendim politik.

Derisa, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me ndaljen e punimeve në Rrugën A muaj më parë, pati thënë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të një gjykatëse e cila është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacoli.

Kjo e fundit para dy javësh ka njoftuar se ka paditur sot Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe nënkryetaren e kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelilin , për shkak se sipas saj ata e kanë akuzuar padrejtësisht vetëm pse e ka motër gjyqtaren e rastit Vlora Pacolli./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button