Nisi takimi Merkel-Kurti
Pas takimit të sotëm me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, kancelarja gjermane, Angela Merkel nisi takimet bilaterale.
Ajo pas konferencës së përbashkët me Edi Ramën, filloi takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian.”, shkroi Kurti në facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?