Kaloni te përmbajtja kryesore

 Nis seanca e Kuvendit

Ka nisur seanca, e 11-ta në tentim për konstituimin e Kuvendit.

Në rend dite është zgjedhja e kryeparlamnetarit.

Nga e shtuna kur u mbajt seanca e fundit nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh nga partitë politike as për seancën e së hënës.

LVV si parti fituese e cila ka propozuar Albulena Haxhiun kandidate për kryeparlamentare, ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të kandidatit që po kërkohet nga PDK, LDK e AAK.

Haxhiu në shtatë tentime nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme. Ndërsa, në dy seancat e fundit nga kryesuesi i seancës është propozuar votim i fshehtë, gjë që është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK e Lista Serbe, duke e vlerësuar si shkelje të rregullores ndryshimin e votimit gjatë procesit.

Ndërsa, nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se votimi i fshehtë është pjesë e votimit të seancës edhe sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ata këtë propozim e kanë arsyetuar duke thënë se ka deputetë nga partitë tjera që janë të gatshëm ta votojnë Haxhiun përmes votimit të fshehtë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button