Kaloni te përmbajtja kryesore

Nis rinumërimi i 50 vendvotimeve

Sot ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ ka njoftuar se rinumërimi po bëhet për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda kutive në vendvotime.

KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim të 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, e po ashtu edhe rinumërim të plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatë na 35 vendvotime. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ekzistojnë mospërputhje të rezultateve, e këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë.

“Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button