Kaloni te përmbajtja kryesore

Nicole Mann, astronautja e parë vendase amerikane në Gjithësi

45 vjeçarja Nicole Mann është njëra prej katër astronautëve, të cilët u nisën nga Florida për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Ata u nisën me raketën Space X.
Mann për media para nisjes tha se shpreson se ky mision do të inspirojë gjenerata të reja të amerikanëve vendas që të ndjekin rrugën e saj. Sipas saj, çdo gjë që bëhet për herë të parë, ka shumë rëndësi.
Mann ka përvojë në fluturime me anije kozmike për Trupat e Marinës Amerikane. Ajo është nderuar me gjashtë medalje për shërbimin e saj.
Nicole Mann, trajnimet për astronaute i ka përfunduar në vitin 2015.
Kur ajo hyri në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, tha se ekipi i saj ka planifikuar të bëjë 250 hetime shkencore. Këtu përfshihet edhe rritja e domateve dhe shëtitjet në Gjithësi.
Pjesë e ekipit të saj janë edhe astronautët: Josh Cassada, që është amerikan, astronauti japonez, Koichi Wakata dhe kosmonauten ruse, Anna Kikina. Pjesëmarrja e Annas, që është e vetmja grua në trupën e kosmonautëve të Agjencisë së Gjithësisë së Rusisë, u bë falë marrëveshjes së mëherëshme në mes Rusisë e SHBA-ve. Të dy vendet premtuan të dërgojnë përfaqësuesit në orbitë përkundër tensioneve që po shkakton Rusia në luftën me Ukrainën.
Mann e Anna nuk ishin më parë në misione në Gjithësi, e astronauti japonez katër herë. Ekipi i tyre do të qëndrojë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë gjashtë muaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button