Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngjarjet në veri, Konjufca takohet me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Sipas njoftimit për media, në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosvës, Afrim Bunjaku.

Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button