Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 6 gusht

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila prezanton kandidatin e parë nga radhët e Alternativës për kryetar komune. (Zyra Qëndrore e Alternativës, Kompleksi Qafa rr. UÇK kati 1-rë nr. 67, ora 10:00)

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së mban protestë për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitojnë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në Klinikën e Kardiologjisë. (Ora 13:30)

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mban konferencë për media, me rastin e lansimit të thirrjes publike për përkrahjen financiare të NMVM-ve në sektorin e Industrisë Kreative. (MINT, ora 14:30)

Vazhdon koncerti artistik në Obiliq dedikuar bashkatdhetarëve. (Sheshi “Dëshmorët e Kombit”, ora 20:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button