Ngjarjet e datës 10 janar

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, mban ceremoninë për nënshkrimin e Konsulencës për Implementim (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike). Marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e përfaqësues të lartë nga Banka Gjermane për zhvillim KFË në Kosovë. (Objekti i KRU “Prishtina”, ora 09:30)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Dhomat e Specializuara në Hagë, ora 09:30)
Mbahet konferenca “Sigurimi i cilësisë në përgatitjen e mësimdhenësve të rinj” ErasmusPlus. (Objekti i Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, ora 10.00)
Nis gjykimi i serbit Dragisha Milenkoviq, nën akuzën për “krime të luftës kundër popullatës civile”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 10:00)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci viziton komunën e Kamenicës. Vizita do të realizohet sipas kësaj agjende:
Palestra në Koretin është investim i plotë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe arrin vlerën e 330 mijë eurosh.
13:15-13:30-Vizitë tek çerdhja e re në Koretin
Çerdhja e re në Koretin është gjithashtu investim i Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe arrin vlerën e 741 mijë eurosh.
Vizitë në kabinetin e teknologjisë për të parë nga afër punën dhe prezantimin e punimeve të nxënësve
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?