Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga Tropoja në Vlorë, ja cilët janë 11 kryetarët e degëve të PD që i thanë JO Bashës për 18 dhjetorin

Njëmbëdhjetë kryetarë degësh të Partisë Demokratike kanë refuzuar të marrin pjesë në procesin e konfirmimit të tjesëmarrjes për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga kryesia e PD-së.
Teksa i listoi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se ka mbledhur të dhëna rreth tyre dhe do t’i paraqesë Kryesisë një raport për ta.
Dega Tropojë, Fushë Krujë, Shijak, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër”, ka bërë të ditur Bardhi.
Bardhi e ka përjashtuar mundësinë për shkarkimin e Bashës si kryetar të PD-së.
Nuk ka për të pasur shkarkim të askujt. Për Sali Berishën kryetari i PD-së është shkarkuar që në 9 shtator kur vendosi që përballë interesit të doktor Berishës vendosi të mbronte interesin e PD-së dhe demokratëve. Ka një procedurë statutore si mund të kërkohet shkarkimi i kryetari të partisë. Basha është konfirmuar si kryetar opartia tre muaj para këtij momenti. E betmja që ka ndryshuar është se zoti Berisha nuk është më anëtar i grupit parlamentar të PD-së”, ka thënë Bardhi.
Për të është një mision i pamundur edhe nëse në Kuvendin e nesërm mblidhen firmat për një mocion mosbesimi ndaj kryetarit dhe lidershipit të PD-së.
Mocioni zhvillohet në Këshillin Kombëtar të PD-së. Nëse shumica e anëtarë miratojnë një mocion të tillë i kalohet për votim dhe përfshihet si pikë në rendin e ditës. Nuk ka pasur një kërkesë të tillë se nuk ka pasur arsye”, ka theksuar ai./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button