Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga siguria në vend, asociacioni, masat e BE-së e raporti me Kurtin, krejt çka u tha në intervistën e Osmanit dhënë RTV21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë dhënë Radiotelevizionit 21 ka folur gjëre e gjatë për disa nga temat më që e kanë karakterizuar vitin 2023, i cili mund të konsiderohet edhe sfidues për sigurinë.

E tema e sigurisë ishte një nga të parat që është trajtuar  trajtua. E para e vendit ka  siguruar qyetarët e Kosovës se bashkë me aleatët do ta ndalin çdo lloj kërcënimi nga Serbia.

“Grupet kriminale po vazhdojnë trajnimet e tyre dhe përgatitjet e tyre dhe riorganizimet e tyre brenda territorit të Serbisë, nuk thash që ata nuk po përgatiten të sulmojnë, thash që do t’i ndalim, prandaj qytetarët duhet të jenë të qetë, jo pse Serbia nuk e synon të keqen, por sepse ne së bashku me aleatët tanë do t’i ndalim, nuk do të lejojmë që ata ta rrezikojnë Kosovën dhe t’i rrezikojnë qytetarët e saj. “, ka thënë Osmani.

Osmani në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se  nuk është duke u paralajmëruar luftë në Kosovë. Sipas saj po diskutohet për situatën e sigurisë për arsye që partnerët ndërkombëtarë t’i marrin më seriozisht situatën ku gjendet Kosova, e cila sipas Presidentes Osmani nuk është në pozicionin që do të mbrohet, e jo të nisë luftë.

“Në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet e në mënyrë që partnerët tanë ndërkombëtar brenda Bashkimit Evropian e më gjerë t’i marrin shumë më seriozisht situatën në të cilën gjendemi shpeshherë ne detyrohemi që të tregojmë edhe publikisht disa prej informatave të cilat janë mbledhur dhe janë konfirmuar prej institucioneve tona të sigurisë, sa i përket një aspekti, kjo është përgatitja e Serbisë, nuk ka të bëjë me ne, pra nuk është që ne po kontribuojmë për përshkallëzim, është Serbia po përgatitet vetëm për skenarë të këqij sepse ata mendojnë se është në interes të tyre të destabilizohet gjithë rajoni, kështu që është një detyrë e jona që në mënyrë që të ngritët përgatitja për parandalimin e sulmeve të tilla që shpeshherë të tregojmë se cila është situata në realitet në mënyrë që të gjithë ta rrisim nivelin e përgatitjeve përfshirë edhe partnerët që na ndihmojnë në këtë drejtim, pra është masë parandaluese “, ka deklaruar Osmani në emisonin “Click”, duke shtuar se paralajmërimet kanë për qëllim që të rrisin nivelin e gatishmërisë.

Ajo ka  përmendur situatën para 24 shtatorit.

“Para 24 shtatorit kur ne shpeshherë i informonim se çfarë po planifikonte Serbia na thonin nuk është Vuçiqi aq i çmendur që të bëjë diçka të tillë, pasi ndodhi filluan ta shohin me një sy tjetër”, ka thënë Osmani.

Kryetarja e vendit ka pranuar  se institucionet e Kosovës kanë pasur informata për kontrabandim të armëve para sulmit të 24 shtatorit dhe për trajnimin e grupeve.

“Aq shumë Serbia ka bërë blof gjatë këtyrë dy dekadave …asnjëherë nuk e ka përdorur deri në sulmin e 24 shtatorit sa që shumica kanë menduar që Serbia e ka thjesht blof për të përfituar më shumë për të pjesa e dialogut ose për të përfituar projekte shtesë nga BE një prej kartave që Vuçiqi përdor është kërcënimi me dhunë, ma jepni edhe këtë përfitim në qoftë  se nuk dëshironi të përdor dhunë”,  është shprehur Osmani.

Sipas Osmanit hetimet dëshmojnë se Vuçiq ka dhënë urdhërin për sulmin e 24 shtatorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Click” ka thënë  se disa prej shteteve aleate të Kosovës, qysh në ditën e parë pas sulmit të Banjskës në takimet me krerët e shtetit të Kosovës kanë paralajmëruar “masa të ashpra në raport me Serbinë në çoftëse konfirmohet se Serbia si shtet kanë qenë të involvuar në këtë sulm.

“Tani unë nuk po e përmend kush saktësisht ka zhvilluar hetime, mirëpo ka hetime të përfunduara dhe nga disa shtete aleate të cilat kanë dëshmuar drejtpërsëdrejti edhe involvimin e institucioneve shtetërore serbe, tani prej disa prej tyre dihet..urdhri ka ardhur nga vet presidenti Vuçiq kjo tashmë është e dëshmuar. Tani ne duhet siç na është thënë nga aleatët të presim edhe pak sepse secili prej tyre i kanë procedurat e veta të brendshme kur bëjnë publike rezultatet e hetimeve apo konkluzione kështu që jemi në bashkëpunim me ta, asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që shumë shpejt të dalim me konkluzione të tilla, por mos harroni ne jemi Kosova dhe ne e bëjmë vlerësimin e interesave tona, këto janë shtetet jera dhe e bëjnë vlerësimin e momentit me të duhur bazuar edhe në interesat e tyre edhe në mënyrën se si ata i vlerësojnë interesat rajonale apo raportet që i kanë edhe me Kosovën edhe me Serbinë edhe diskutimet që i kanë brenda NATO-s ku fatkeqësisht ne akoma nuk jemi “, tha e para e shtetit.

E para e vendit ka  pranuar  se janë të dëshpëruar me mospërgjigjen e deritashme të shteteve aleate për masa ndaj Serbisë.

“Por natyrisht nuk humbim shpresë nga diskutimet që unë kam vazhdimisht për këtë temë me aleatët tanë na jepin shpresë që një gjë e tillë do të marrë drejtim do të thoja të ardhmen por i kanë edhe ata vlerësimet e veta”, ka thënë  Osmani.

 Osmani : Jam angazhuar të parandaloj masa edhe më të rrepta ndaj Kosovës dhe individëve

Një ndër temat e që janë disktuar ka qenë edhe masat e BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ”Click” të RTV21 tha se si presidente e vendit është angazhuar për të  parandaluar masa më të rrepta të BE-së.

”Kosova nuk e ka pushtuar askëndë që të meritoj masa te tilla ne nivel të BE-së. Si presidente jam angazhuar që të parandalojë masa më të rrepta, partenrët tanë e dinë shumë mirë se për çfarë masash kanë qenë të planifikuara dhe sa biseda i kemi bërë çdo ditë dhe çdo natë, sepse ajo ka qenë periudhë e vazhdueshme. Çdo ditë 24 orë kam punuar me partnerët në të gjitha kontinentet në mënyrë që të parandalohen masa shumë më të ashpëra, edhe ndaj shtetit tonë edhe ndaj individëve. “,

Osmani nuk ka pranuar të japë emër se për cilët individë bëhet fjalë.

“S’po flas për askënd si individ, po flas për përpjekjet e mia si presidente dhe të shumë miqve tanë. Kemi punuar me ambasadorë këtu në Kosovë, me DASH, me krerët e shteteve të BE-së,  krerët e institucioneve të BE-së me të cilët kam raporte të shkëlqyera. Telefonata të panumërta, kontakte të panumërta me ta, ditë dhe natë, në mënyrë që të parandalohen masa shumë shumë më të ashpëra në raport me Kosovën dhe këtë e kemi arritur”, ka potencuar presidentja.

Megjithatë kryetarja e shtetit , Osmani në ”Click” të RTV21 ka thënë se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell i ka premtuar se do bëjë propozimin për heqjen e masave ndaj Kosovës.

”Në takimin e fundit të BE-se me Ballkanin Perëndimor kam insituar që të përfshihet një rrugë e qartë se si të hiqen masat dhe me këtë kërkesë është përcaktuar ajo rrugë ku ja kanë dhënë këtë të drejtë Borellit që ai ta bëjë propozimin për heqjen e masave dhe pas propozimit të tij ato te hiqen”, ka deklaruar ajo.

Osmani tutje ka shtuar se ”Borrell me ka premtuar që do ta bëjë këtë propozim, në vazhdimisht do të bëjmë preson që ky propozim të vijë shumë shpejt”.

Osmani thotë se mënyra më e mirë do ishte që Kosova ta kishte hartuar draftin me SHBA-në

Osmani ka folur edhe për draft-stautin e Asociacionit. Ajo ka thënë se snjëherë nuk iu është kërkuar që si presidente të pranojë përmbajtjen e draftit të statutit të Asociacionit.

“Asnjëherë nuk është kërkuar një gjë e tillë …”, tha Osmani.

Sipas saj në marrëveshje thuhet se do të ketë vetmenaxhim të komunitetit serb në Kosovës “dhe kjo mund të bëhet edhe nëpërmjet Asociacionit, por vetëm e vetëm në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës nën një, nën dy që respekton integritetin territorial e sovranitetin e republikës sonë, nën tre që respekton edhe dokumentin me shkrim të qëndrimit të amerikan, nën katër që respekton letrën e Mogherinit që nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, dhe në fund që mbron funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

E para e vendit ka pranuar se ka shqetësime e sa i përket  kompetencave të Asociacionit.

“Dhe ka shqetësime sa i përket …asaj në mënyrën se si do të vlerësohen vendimet e këtij asociacioni pasi do të formohej në një situatë hipotetike, pra këto dy kategori janë më shqetësueset, por unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta, dhe njëkohësisht atë që vet e kanë thënë në vendimin e vitit 2015 dhe do të jep sqarimet e duhura në mënyrë që praktikë të eliminohen këto dykuptimësi dhe në çfotëse veç vijmë deri të thememlimi pas atyre hapave që i diskutova që të bëhet gjithçka në përputhje me Kushtetutën tonë, nuk dua të jap vlerësime përfundimtare .”, ka thënë Osmani.

Ajo ka mohhuar se draft-statusi përbën atuonimi për komunitetin serb .

Osmani thotë se mënyra më e mirë do ishte që Kosova ta kishte hartuar draftin me SHBA-në

Presidentja Vjosa Osmani në emisionin “Click” në RTV21 ka thënë se sa i përket draft-statutit të Asociacionit mënyra më e mirë sipas saj ka qenë që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bënte  draftin si Republikë e Kosovës.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo që e kemi pasur me institucionet e tjera sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar  të ulemi  ta bëjmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën , sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, ka thënë Osmani.

Ajo është pyetur se pse nuk ka tentuar ta bind kryeministrin për një gjë të tillë.

“Sepse ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur bindëse argumentet, çka po doni të ju them tjetër”, është përgjigjur ajo.

Derisa për raportet me Kryeministrin Albin Kurti, i ka konsideruar si korrekte, dhe sipas saj e përbashkëta e tyre është qëllimi që e kanë për Kosovën.

”Kemi një raport korrekt respektojmë rolin e njeri-tjetrit, kemi debate por arrijmë në një rrugë, qëllimet tona janë të përbashkëta, asnjëherë nuk dallojmë në qëllime, jemi ne te dy që kemi marrë besimin e qytetarëve, ia kemi borxh qytetarëve që të punojmë bashkë”, tha Osmani ndër tjera../21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button