Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër i jepet lamtumira 42 vjeçares që u vra nga burri në Pejë

Nesër (e mërkurë) në orën 16:00, do ti jepet lamtumira e fundit, Gjyljeta Ukellit, gruas që u vra sot në Pejë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi.

Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se, ajo do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Pejës.

Kujtojmë se Lajçi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, pas këtij rasti Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dita e nesërme do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button