Kaloni te përmbajtja kryesore

Nërroi jetë Jusuf Vatoci, një nga figurat e njohura të arsimit në Kosovë

Të shtunën, më 27 dhjetor 2025, është ndarë nga jeta Jusuf Vatoci, një nga figurat e njohura të arsimit në Kosovë.

I lindur në vitin 1936 në fshatin Novolan të Vushtrrisë, Vatoci arsimin fillor e përfundoi në Vërrnicë dhe Vushtrri. Shkollën Normale e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Degën e Fizikës.

Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit, në fushën e Informatikës, ku në vitin 1981 fitoi titullin magjistër. Në korrik të vitit 1994 u doktorua në Universitetin e Tiranës.

Gjatë veprimtarisë së tij profesionale, ai punoi si mësimdhënës dhe drejtor në disa institucione arsimore fillore dhe të mesme në Vushtrri, Ferizaj dhe Obiliq. Më vonë ishte i angazhuar në Institutin INKOS, nga ku më 3 shtator 1990 u largua me dhunë nga pushteti serb.

Jusuf Vatoci ishte autor i teksteve shkollore dhe i punimeve të shumta shkencore në fushat e fizikës dhe informatikës. Ai ka botuar gjithashtu librin “Leksikoni i magjistrave e doktorëve të shkencave dhe të arteve në trojet shqiptare në Ballkan dhe jashtë tij 1430–2000”.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, më 28 dhjetor 2025, në varrezat e fshatit Novolan të Vushtrrisë, në orën 12:30.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button