Nënshkruhet marrëveshja e grantit në vlerë 34.7 mln dollarë me USAID-in

Marrëveshja e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarë është nënshkruar sot nga Presidentja, Vjosa Osmani, dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it në Kosovë, Kerry Monaghan Hogler.
Në ceremonin e nëshkrimit po merrë pjesë edhe ambasadori amerikanë në Kosovë Jeffrey Hovenier.
Kjo marrëveshje sipas Presidencës është nënshkruar në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore.
Në konferencën për media pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani ka thënë se si rezultat i kësaj marrëveshjeje Kosova do t’i ketë në dispozicion 35 milionë dollarë.
Ndërsa ambasadori Hovenier ka thënë se kjo marrëveshje konfirmon partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?