Kaloni te përmbajtja kryesore

Nën kërcënimin e armës grabitet një lokal në Prishtinë

Rreth orës 17:00 në rrugën “Agim Ramadani” ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pikë financiare.

Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka thënë Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button