Negociatorët ukrainas dhe rusë bien dakord për planin e evakuumit të civilëve në Mariupol
Negociatorët ukrainas dhe rusë kanë rënë dakord për një plan për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Kështu ka bërë të ditur një këshilltar i presidentit, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se palët kanë rënë dakord në bisedimet e paqes në Stambol.
“Delegacioni ynë ka arritur një marrëveshje në Stamboll për të siguruar evakuime. Unë mendoj se sot ose ndoshta nesër do të dëgjojmë një lajm të mirë, në lidhje me evakuimin e banorëve të Mariupol”, ka thënë Oleksiy Arestovych./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?