Kaloni te përmbajtja kryesore

​Në Zveçan nuk voton askush

Pesë qendrat e votimit në komunën e Zveçanit, objekti i komunës në Zveçan, shkollat “Isa Boletini” në fshatrat Zhazhë e Kelmend, “Rajska Banja” në Banjskë dhe objekti komunal në Zhitkovc, të cilat kanë shërbyer për votimin pro ose kundër largimit nga funksioni i kryetarit Ilir Peci janë mbyllur me kohë në ora 19:00.

Gjatë këtij procesi gjithçka është zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur ndonjë incident, ndërsa është vërejtur prani e strukturave të sigurisë afër këtyre qendrave.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë ka qenë 7 mijë e 209, ndërsa nuk ka pasur qytetarë të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces.

Këtë e ka konfirmuar për kp gjysmë ore para mbylljes së qendrave Xhevdet Gaxheri, monitorues nga KQZ-ja. “Qytetarët nuk kanë shprehur dëshirë për të votuar pro ose kundër shkarkimit, që rrjedhimisht i bie se nuk ka pasur votues deri në këto momente”, ka thënë Gaxheri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button