Kaloni te përmbajtja kryesore

Në veturën e të dyshuarit që goditi policinë në veri u gjetën 2 kg marihuanë

(Lajm i përditësuar)


Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në fshatin Suhodoll në Mitrovicën Veriore.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.

“Të ndodhur në këtë situatë kur seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të përdorin armët e zjarrit”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë zhvillimeve në këtë situatë, një polic bëhet e ditur se është lënduar (goditur nga vetura), kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Tutje thuhet se drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg).

“Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes. Policia është duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia.


Policia gjuan me armë zjarri në drejtim të një veture në veri, pasi ngasësi goditi policin

Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut, pasi që ngasësi i saj e ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe veturën e policisë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Rreth ores 12:40 në Suhodoll derisa Policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotik, i njëjti e ka godit me veturë policin i cili ishte në këmbë e po ashtu edhe veturën e policisë.
Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar.
Personi i dyshimt ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ik në këmbë”, ka thënë Elshani.

Tutje Elshani për rtv21.tv ka thënë se Policia ka informacion për të dyshuarin dhe beson se rasti ka të bëjë me marihuanë.

“Policia ende është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha Elshani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button