Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Ukrainë vetëm të dielën janë evakuuar mbi 7 mijë qytetarë

Gjithsej 7,295 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare të dielën, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ajo tutje shtoi se katër nga shtatë rrugë të sigurta të planifikuara po funksionojnë.

Nga totali, 3,985 njerëz u evakuuan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzhia, tha ajo, duke shtuar se qeveria planifikon të dërgojë rreth 50 autobusë për të marrë të evakuuarit nga Mariupol të hënën./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button