Kaloni te përmbajtja kryesore

Në stok edhe gjysmë milioni vaksina, por numër i vogël i të vaksinuarve

Prej të hënës (12 -16 shtator) vetëm 153 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë. Ndërsa, në stok po presin rreth gjysmë milioni vaksina antiCovid-19.
Ministria e Shëndetësisë për portalin rtv21.tv ka thënë se në stokun e vaksinave kundër Covid-19, aktualisht janë rreth 500.000 vaksina.
Përkundër numrit të vogël të të vaksinuarve brenda ditës, Kosovës sivjet nuk i shkoi dëm asnjë vaksinë.
“Përveç atyre vaksinave të cilat janë larguar nga përdorimi në vitin 2021, të cilat kanë qenë donacion nga Norvegjia, nuk ka vaksina tjera të larguara nga përdorimi”, thuhet në një përgjigje të MSh-së për portalin rtv21.tv.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha vaksinat në stok kanë afat deri në vitin 2023.
MSh ka bërë të ditur se ka vaksina të mjaftueshme, ndërsa blerja e tyre do të bëhet sipas nevojës.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Nga mosha 18 e sipër, qytetarët mund të vaksinohen me tri doza të vaksinës, ndërkaq ata mbi 60 vjeç dhe personat më të ndjeshëm mund të imunizohen edhe me dozën e katërt.
Prej fillimit të procesit vaksinimit në Kosovë janë administruar 1 milion e 835 mijë e 944 doza. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button