Kaloni te përmbajtja kryesore

Në pritje të Kuvendit të LDK-së, Canaj: Rama edhe Haziri më shumë gjasa të jenë në krye të LDK-së

Janë bërë një javë që kur një pjesë e delegatëve të LDK-së të pakënaqur me udhëheqjen aktuale dorëzuan nënshkrimet për kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhikut, dhe ende s’ka një datë për mbajtjen e tij.

Sipas statutit të LDK-së, nga momenti i dorëzimit nënshkrimeve Kuvendi i jashtëzakonshëm duhet të mblidhet brenda 60 ditëve.

Në LDK nuk bënë të ditur nëse janë verifikuar të gjitha nënshkrimet si dhe kur do të thirret kuvendi jashtëzakonshëm.

Por anëtari i kësaj partie, Niq Krasniqi thotë se Kuvendi duhet të thirret sa më shpejtë në mënyrë që të përcaktohet e ardhmja e LDK-së.

“Po punohet ne verifikimin e nënshkrimeve është shumë me rëndësi që te jetë e efektshme sepse LDK i duhet një konfirmim ose i kësaj udhëheqje e ose te bëhet një vendim i ri cilido vendim bëhet sa me shpejt e ndihmon ë LDK-së të jetë e sa me efikase në sfidat që e presin ose pjesëmarrja ne qeverisjen e ardhshme ose shkuarja ne zgjeshje te reja prandaj LDK duhet ta ketë me rëndësi qe këtë procedurë te kryej sa me shpejtë. Pa LDK s’mund të krijohen institucionet dhe të funksionalizohen. Kuvendi duhet ta përcaktojë qartë të ardhmen e LDK-së”, tha Krasniqi për rtv21.

Kërkesa për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së ku në rend ditë pritet të jetë shkarkimi i Abdixhikut, erdhi pas shprehjes së pakënaqësive të shumta për rezultatin zgjedhor të LDK-së, nën udhëheqjen e tij.

Ish-diplomati Blerim Canaj, vlerëson se mundësia për shkarkimin e Abdixhikut është reale. Ai përmend dy emra që sipas tij kanë më shumë gjasa të jenë në krye të LDK-së.
Incizimi: Blerim Canaj, ish-diplomat

“Z Abdixhiku do duhej te reflektonte mirëpo tani ka ndonjë interes personal politik. LDK s’ka qenë asnjëherë një faktor qe do ta determinonte atë. Sepse LDK si ka as deputetët e saj sigurt. Kur mbledhje 200 nënshkrime atëherë s’di çka kërkon Lumir Abdixhiku me tutje brenda partitë Nëse vazhdon thjesht do ta shohim një fragmentim të LDK-së me siguri do ta ketë fatin siç e kanë pasur shumë parti tjera me Evropë qenë kanë bërë një pjesë të historisë por nuk ekzistojnë. Gjasat realë të shkarkimit të tij. Janë dy emra brenda LDK-së të cilët do kenë gjasa dhe gjasat duket së do jenë të Përparim Rama edhe Lutfi Haziri”, u shpreh Canaj.

Ditë më parë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se nisma për shkarkimin e tij vjen në një moment kritik si për LDK-në, ashtu edhe për vendin.

Abdixhiku është përballur me një votëbesim edhe më 31 janar të këtij viti, pas rezultatit të zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar të cilit i kishte mbijetuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button