Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të avokatit Andrew Strong

Sonte nga ora 18.00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do ndizen qirinj në nderim të avokatit amerikan, Andrew Strong, i cili mbrëmë u nda nga jeta.

Ky aktivitet vie si organizim, nga platforma ”Liria ka Emër”, në nderim të veprës së Strong, si avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në rastin e tij nga Gjykata Speciale.

Kujtojmë se, Strong ishte edhe pjesë e ekipit të dikurshëm të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button